Fosilet e eshtrave dhe dhëmbëve të gjetura në Filipine, janë të një specie të re njerëzore që deri më tani nuk dihej, thuhet në një artikull në faqen e internetit “Science Alert”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hulumtuesit dhe arkeologët për 13 fosilet e eshtrave dhe dhëmbëve të zbuluara në shpellën Callao që ndodhet në veri të ishullit filipinas Luzon, thanë se i përkasin një gjallese shumë të shkurtër e ngjashme me njeriun për të cilën deri më tani nuk dihej.
Më tej theksohet se fosilet e gjetura gjatë gërmimeve në vitet 2007, 2011 dhe 2015 janë të 3 individëve të species “homo luzonensis”.
Supozohet se njëri prej individëve daton prej para 67.000 vitesh ndërsa tjetri para 50.000 vitesh.
Arkeologu Florent Detroit thotë se fosilet dhe dhëmbët e gjetura në Filipine janë mbetjet më të vjetra njerëzore që janë gjetur deri më tani.
Hulumtuesit potencojnë se individët, dhëmbët e të cilëve janë gjetur janë më të shkurtër se njeriu (homo sapiens) por më të gjatë se homo florensiensisten të quajtura edhe si Hobbit.
Gjetjet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature”.