Binjakë, djalë dhe vajzë, janë foshnjat e para që kanë lindur në Shkup këtë vit. Foshnjat kanë lindur në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup.
Sipas Klinikës, e para është femër, e lindur në orën 00:01, peshon 2360 gram dhe është e gjatë 47 centimetra. Ndërsa mashkulli dhe ka lindur në 00:03, 1760 gram dhe 46 centimetra e gjatë. Foshnjat dhe nëna e tyre Snezana nga Shkupi ndjehen mirë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e postoi në rrjetet sociale këtë informacion, dhe uroi familjen.
Sipas traditës, pritet që sot kryetari i Shkupit Petre Shilegov, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, zv.ministri i Shëndetësisë Armend Arslani dhe drejtoresha e Klinikës Universitare të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup Viktorija Jovano, ta vizitojnë nënën dhe foshnjat e lindura.