Foshnja vdes nga të ftohtit në Gaza

Një foshnjë dyjavore ka ndërruar jetë të mërkurën nga efektet e të ftohtit ekstrem në Rripin e Gazës.

Familja e zhvendosur Fasih është vendosur përkohësisht në një tendë të improvizuar në zonën al-Mawasi të Khan Younis, ku vajza e tyre Sile ndërroi jetë.

Trupi i vajzës u transferua më vonë në spitalin Nasser në Khan Younis.

Më 5 tetor, Izraeli nisi një operacion tokësor në shkallë të gjerë në veri të Gazës për ta parandaluar rigrupimin e grupit palestinez Hamas. Megjithatë, palestinezët akuzojnë Izraelin se kërkon ta pushtojë zonën dhe t’i zhvendosë me forcë banorët e saj.

Prej atëherë, ndihma e mjaftueshme humanitare, përfshirë ushqimin, ilaçet dhe karburantet, nuk është lejuar, duke e lënë popullsinë e mbetur në prag të urisë.

Sulmi është episodi i fundit në luftën brutale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë më shumë se 45.300 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli po përballet gjithashtu me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në Gaza.