Një fëmijë shtatë muajsh u gjet i vdekur, i mbytur me batanijen e krevatit me të cilin e kishte mbuluar e ëma.
Vdekja e vogëlushit të Jordan DeRosier, nga Puyallup, në jug të Seattle, Washington, ishte vërtetë dramatike.
Për këtë arsye nëna e tij, vendosi të tregojë se si kanë shkuar gjërat, pasi disa njerëz, nisën të thoshin se vogëlushi gjeti vdekjen për shkak të vaksinave.
Nëna e tij tregon për “The Sun” se e vuri të birin të flinte, ashtu si çdo mbrëmje në krevatin e tij, dhe e mbështeti mbi një batanije që i kishte thurur gjyshja.
Por gjatë gjumit, batanija duket se kishte lëvizur, duke i mbuluar fytyrën të voglit, deri sa e mbyti.
Kur nëna shkoi pranë krevatit të tij për ta marrë, dyshoi se diçka kishe ndodhur.
“Nuk do rresht kurrë së ndjeri përgjegjëse për gjithë sa ka ndodhur”, tregoi Jordan, duke u bërë apel ndaj gjithë prindërve që të bëjnë kujdes maksimal.
Vdekja e të voglit disa muaj më parë, e përndjek kudo nënën e re, e cila pavarësisht se ka një fëmijë tjetër, e ka peng ikjen tragjike të vogëlushit të saj./Mesazhi/