Foshnja 14 muajsh pa gjymtyrë nga Idlibi sillet në Turqi për trajtim

Foshnja 14 muajsh, Muhammed Mısaytıf i cili nuk ka gjymtyrët këmbë dhe duar që nga lindja, që përpiqej të vazhdonte jetën në kushte të vështira në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, mbërriti në Turqi për trajtim me udhëzimin e ministrit të Brendshëm turk, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi AA njoftoi për historinë e foshnjes 14 muajsh Muhammed i cili lindi pa gjymtyrë në një shtëpi të ngjashme me një barakë në një terren të thyer në rajonin ku janë strehuar civilët e zhvendosur me forcë në Idlib, ministri Soylu udhëzoi prefekturën e qytetit Hatay që foshnja dhe familja e tij të sillen në Turqi dhe të jepet ndihma dhe trajtimi i nevojshëm.

Pas kësaj guvernatori i qytetit Hatay, Rahmi Doğan filloi punimet për trajtimin e vogëlushit Muhammed në Turqi.

Foshnja Muhammed dhe familja e tij u morën në vend nga Zyra e administratës civile.

Halit Mısaytıf, babai i vogëlushit Muhammed në një deklaratë për AA tha se janë shumë të lumtur që kanë kaluar në Turqi.

“Do të shkojmë në spital. Shpresojmë se Muhammed-it do të mund t’i vendosen proteza. Falënderoj shumë presidentin Recep Tayyip Erdoğan”, tha babai Mısaytıf.