Fortuna Dusseldorf vihet pas Leart Paqaradës

Pas largimit nga Bundesliga, Fortuna Dusseldorf po bëhet gati për shumë ndryshime në skuadër.

Sipas informacioneve, do të ketë prurje në të gjitha repartet, dhe për krahun e majtë, në mendjen e tyre është Leart Paqarada.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e njohur gjermane, Kicker.de, përcjell lajmi.net.

Leart Paqarada aktualisht është lojtar i lirë, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Sandhausen.

25 vjeçari Paqarada, ishte pjesë e Sandhausen për gjashtë vite, dhe në 130 paraqitje ka shënuar katër gola.

Reprezentuesi i Kosovës ka gëzuar formë të mirë në sezonin e fundit, dhe konsiderohet si një prurje e mirë te Fortuna.