VIOZ-Unioni i Organizatave Islame në kantonin e Zürichut, pas një pune dhe angazhimi disa vjeçarë, e formoi Këshillin e Shkollarëve (Mexhlisul Ulema) në kantonin e Zürichut i cili do të ketë për detyrë të shqyrtojë tema të rëndësishme fetare që i tangojnë muslimanët dhe organizatat fetare islame në Zvicër, respektivisht në kantonin e Zürichit, si dhe të ofrojë instruksione fetare për pyetjet dhe çështjet të cilat i shtrohen nga ana e subjekteve fetare islame, si dhe subjekteve të tjera.
Këshilli përbëhet nga shtatë anëtarë, pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme etnike islame që veprojnë në kantonin e Zürichut.
Kryetar i këtij këshilli u zgjodh Dr.Bashkim Aliu.
VIOZ