Shqipëria kërkon pikët e para në grupin B të Europianit, teksa sot në orën 15.00 do të përballet me Kroacinë. News 24 ka mësuar ekskluzivisht edhe formacionin zyrtar të kuqezinjve, në takimin që do të mbahet në Hamburg.
Në portë është Strakosha, përpara tij janë të vendosur Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi dhe Ramadani. Në sulm është Asani, Manaj dhe Bajrami. Sa i takon skemës, Sylvinho ka preferuar skemën 4-3-3, duke bërë kështu dy ndryshime, Laçi në vend të Seferit dhe Manaj në vend të Brojës. Vlen të theksohet fakti se mes dy kombëtareve, kjo është ndeshja e parë direkte. 90-minutëshi do të gjykohet nga arbitri francez, Letexier.
Formacioni zyrtar:
Strakosha , Hysaj, Mitaj, Ajeti, Djimsiti, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Manaj, Asani