Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj dy ndeshje gjatë muajit të ardhshëm, një kundër Kroacisë dhe një kundër Finlandës.
Albert Bunjaki, përzgjedhës i Kosovës ka zbuluar sot listën me disa lojtarë të rinj, përfshi Dallkun dhe Fejzullahun.
Ndeshja e parë e përfaqësueses do të zhvillohet më 2 shtator në Kroaci, ndërsa e dyta më 5 në “Loro Borici” të Shkodrës.
Më poshtë e gjeni formacionin e mundshëm të Albert Bunjakit për ndeshjen kundër Kombëtares së Kroacisë.
Kosova, 4-5-1: Ujkani; Rrahmani, Kololli, Jashanica, Paqarada; Berisha, Zeneli, Rashica, Kryeziu, Alushi dhe Muriqi.