Kosova do të përballet sonte mbrëma me Finlandën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Përfaqësuesja jonë do të ketë punë me Finlandën mjaft të rrezikshme e cila mposhti Finlandën.
Kosova për këtë duel nuk pati shumë kohë për t’u përgatitur pas sfidës së çuditshme ndaj Kroacisë e cila u zhvillua përgjatë dy ditëve për shkak të kushteve atmosferike.
Dhe, Bunjaku siç konfirmoi në konferencën për shtyp, lojtarët kryesorë kanë zhvilluar vetëm stërvitje ri-gjeneruese.
Për këtë sfidë, Bunjaku nuk ka konfirmuar asgjë në konferencën për shtyp, por Telegrafi ka mësuar formacionin e mundshëm për këtë duel, ku janë dy dyshime.
Dilemat e Bunjakut janë kryesisht në sulm, ku në krah ai duhet të vendosë mes Bernard Berishës dhe Arbër Zenelit e në krye të sulmit duhet të vendosë mes Atdhe Nuhiut dhe Vedat Muriqit.
Favoritë konsiderohen Berisha dhe Nuhiu për shkak se janë më të pushuar pas impenjimit nga sfida e fundit, megjithatë, Bunjaku e ka vendimin final dhe nuk duhet të befasohemi nëse u beson lojtarëve që luajtën ndaj Kroacisë me formacion të njëjtë.
Formacioni i mundshëm i Kosovës (4-1-4-1): Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Kololli, Alushi, Rashica, V. Berisha, Kryeziu, Zeneli (B.Berisha) Muriqi (Nuhiu).
Ujkani
Vojvoda – Rrahmani – Jashanica – Kololli
Alushi
Rashica – Valon Berisha – Kryeziu – Zeneli (B. Berisha)
Nuhiu