Mbrëmë me ndeshjen mes Portugalisë dhe Kombëtares së Republikës së Çekisë u mbyll edhe java e parë e Euro 2024.
Sofascore ka publikuar formacionin e raundit të parë dhe nuk mungon mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, shkruan Indeksonline
Xhaka mori notën 8.1 sipas faqes së njohur për statistika “Sofascore”, pasi bëri një super paraqitje ndaj Hungarisë.
Në formacionin më të mirë të raundit të parë ka lojtarë më së shumti nga shtetet, si: Spanja, Turqia, Holanda, Gjermania dhe Zvicra.