Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë – Challandes me shumë ndryshime

Bernard Challandes do të sjell shumë ndryshime në formacionin e Kosovës kundër Greqisë (obligative).

Si pasojë e mungesave të shumta te kombëtarja e Kosovës, Bernard Challandes do të ketë edhe telashe në përpilimin e formacioni startues për ndeshjen e sontme, shkruan lajmi.net.

Në mungesë të emrave si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Florian Loshaj dhe emra të tjerë, zgjidhjet janë të kufizuara.

Selektori helvet nuk pritet t’i ikën skemës së tij të preferuar, pra asaj 4-2-3-1.

Ndryshimet e para do të shihen në mbrojtje, ku në krahun e majtë, në mungesë të opsioneve, pozita pritet t’i besohet Florent Hadërgjonajt, i cili me Fidan Alitin, Amir Rrahmanin dhe Mërgim Vojvodën pritet të përbëjnë katërshen e mbrojtjes.

Porta pritet të mos ketë ndryshime nga ndeshja me Moldavinë, me Aro Muric si zgjedhje e parë.

Reparti i mesfushës gjithashtu do të preket nga ndryshimet. Balancuesit pritet të jenë Valon Berisha dhe Ibrahim Dresevic, ky i fundit që mund të preferohet si pasojë e përgatitjes më të lartë fizike, pasur parasysh edhe kundërshtarin.

Bersant Celina me shumë gjasë do të jetë ‘10shi’ i skuadrës, me Arbër Zenelin që do të zë njërin krah, varësisht nëse luan Florent Hasani apo Bernard Berisha.

Sulmit sipas të gjitha gjasave do t’i prijë gjiganti Atdhe Nuhiu, i cili në ndeshjen ndaj Moldavisë u pushua.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell skemën e mundshme të Bernard Challandes, për ndeshjen ndaj Greqisë.