Kombëtarja e Shqipërisë do mundohet të arkëtojë pikët e plota te Hungaria, me shpresën për kualifikimin në Kampionat Botëror.
“Kuq e Zinjtë” kanë gjasa reale për kualifikim, por i duhen pikët e plota në këtë takim, shkruan lajmi.net.
Formacionet tashmë janë publikuar:
Hungari: Gulasci; Botka, Orban, Szalai; Nego, A.Nagy, Schafer, Nagy; Sallai, Szoboszlai; Salloi
Shqipëri: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Hysaj, Bare, Gjasula, Trashi; Uzuni, Çikalleshi, Çekiqi
Ndeshja nis në ora 20:45, ndërsa zhvillohet pa tifozë.