Dy skuadrat FC Prishtina dhe Norrkoping kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve të Europa League.
Skuadra kosovare ishte mposhtur 5:0 në ndeshjen e parë dhe për të kaluar në rrethin e dytë i duhet një mrekulli.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.
Prishtina: Alban Muqiqi; Armend Dallku, Diar Miftaraj, Debatik Curri, Lorik Boshnjaku; Lirdon Fetahaj, Liridon Leci, Mankenda, Maxhuni, Khalid, Pefqeli
Norrkoping: Langer; Linus, Ante, Jon, Nikola; Eliasson, Smith, Gudi, Dagerstal; Sebbe, Skrabb.