Formacionet e mundshme: Shqipëri – Kosovë

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në ”Elbasan Arena”, me fillim nga ora 16:00.

Kjo do të jetë një ndeshje testuese për të dyja skuadra, para dy ndeshjeve finale në Ligën e Kombeve që zhvillohen ditëve në vijim.

Reja pritet të heqë dorë nga skema 3-5-2, duke vendosur variantin 4-3-1-2. Gjithçka do të fiksohet në mëngjesin e sotëm, kur trajneri ka programuar një seancë të lehtë të karakterit taktik, ku për rreth 45 minuta do të provojë formacionin. Në portë pritet ta nisë si zakonisht Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje me katër do të ketë tre debutues: Doka, Çepele dhe Hoxhallari ose Ismajlgeci. Në qendër rikthehet Ismajli. Ndërsa mesfusha me treshen Çokaj, Ramadani e Memushaj, si dhe një mes Selahit e Kallakut para tyre. Sulmi do të ketë dyshen Uzuni-Balaj.

Nga ana tjetër, Kosova vjen me një formacion të frikshëm, pasi rikthehet Muriqi në sulm, ndërsa do të mbështetet nga Zhegrova, Celina dhe Bernard Berisha. I vetmi dyshim mbetet nëse Florent Hadërgjonaj do ta startojë këtë sfidë nga fillimi, duket ditur që ka luajtur çdo minutë me skuadrën e tij Kasimpasa. Kosova mbylli dje përgatitjet në stadiumin e Durrësit.