Formacionet e mundshme: Sevilla – Barcelona

‘Sanchez Pizjuan’ do të jetë arena e spektaklit të La Ligas, ku Sevilla takohet me Barcelonën, në ndeshjen e xhiros së 29-të të La Ligas.

Katalanët janë duke ndjerë presionin e Real Madrid, me vetëm dy pikë para tyre, në një fazë shumë delikate të sezonit, shkruan lajmi.net.

Quique Setien, këtë derbi do ta fillojë me treshen sulmuese, Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez.

Rikthimi titullar për këtë të fundit, po ndodh pas një kohe të gjatë, me uruguaianin që muajt e fundit vuante nga një lëndim i rëndë.

Ndeshja mes Sevillas dhe Barcelonës fillon nga ora 22:00, dhe Sport.es ka parashikuar formacionet startuese për dy skuadrat.