Ballina Sport Euro2020 Formacionet e mundshme, parashikim, analizë, statistika: Itali – Spanjë

Formacionet e mundshme, parashikim, analizë, statistika: Itali – Spanjë

Italia dhe Spanja do të takohen në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Wembley Stadium” në Londër.

Për këtë sfidë, Italia do të jetë pa Lorenzo Pellegrinin dhe Leonardo Spianzzolan, që janë të lënduar, derisa Alsessandro Florenzi është në dyshime.

Në anën tjetër, Spanja do të ketë dyshime për përfshirjen e Pablo Sarabias që po ashtu është i lënduar.

Analizë

Italia

Spinazzola e ka përfunduar para kohe këtë Kampionat Evropian, shkaku i lëndimit që pësoi në fitoren 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës dhe tani do të zëvendësohet nga Emerson Palmieri.

Pellegrini do të humbë po ashtu takimin me Spanjën, me Florenzin që është ende në dyshime.

Roberto Mancini ka një vendim për të marrë në fazën e sulmit, Ciro Immobile kishte një paraqitje të dobët nga belgëve, andaj në vend të tij mund të startojë Andrea Belotti.

Spanja

Sarabia ende nuk dihet nëse do të luajë në këtë takim, shkaku i lëndimit të pësuar ndaj Zvicrës, andaj Ferran Torres mund të luajë në krah.

Për fazën e mbrojtjes, Luis Enrique pritet të startojë me Pau Torres në vend të Eric Garcia, që do të jetë partner i Aymeric Laportes.

Gerard Moreno shpërdoroi mundësinë e tij ndaj Zvicrës, duke lëshuar shumë shanse për gol, e Alvaro Morata do të startojë.

Statistika

Italia ka fituar 14 nga 15 takimet e fundit në Kampionatin Evropian

Spanja është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian

 

Azzurët kanë fituar që të dy pjesë në gjashtë nga tetë takimet e tyre të fundit në Kampionatin Evropian.

Italia është e pamposhtur ndaj spanjollëve në tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat.

Italia ka shënuar nën 2.5 gola në tre takimet e tyre të fundit me Spanjën në të gjitha garat.

Parashikim: Italia pritet të fitojë me dy gola epërsi ndaj Spanjës.

Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma, Emerson, Chiellini, Bonucci, Lorenzo, Verratti, Barella, Jorginho, Insigne, Chiesa, Immobile..

Formacioni i mundshëm i Spanjës: Simon, Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Alba, Pedri, Busquets, Koke, Olmo, Ferran Torres, Morata. /

Exit mobile version