Formacionet e mundshme: Liverpool – Manchester City

Fituesi dhe nënkampioni i Premierligës, Manchester City respektivisht Liverpool sot përballen në kuadër të Superkupës së Anglisë.

Në Superkupë zakonisht luan skuadra fituese e kampionatit me atë të FA Cup, por meqë ekipi i Guardiolas  i fitoi të dyja, atëherë nënkuptohet se vendi i dytë në kampionat e ka mundësinë të luajë në këtë ndeshje.

Të dyja skuadrat vijnë pas një para-sezoni të mirë që patën, ndërsa kjo sfidë gjithmonë ka premtuar spektakël, shkruan lajmi.net.

‘Të Kuqtë’ do ta nisin me një mungesë të rëndësishme ndeshjen e sotme, pasi Sadio Mane nuk është i gatshëm pas orarit të ngjeshur që pati në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ndërkohë, ‘Qytetarët’ nuk është se kanë mungesa të rëndësishme dhe Guardiola ka në dispozicion 11-shen më të mirë.

Takimi fillon nga ora 16:00, teksa më poshtë mund të shihni formacionet e mundshme. /

LIVERPOOL

MAN CITY