Formacionet e mundshme: Barcelona – Real Madrid

“El Clasico” po afron. Kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin derbit më të madh në botën e futbollit. Ndeshja e rëndësishme fillon nga ora 16:15.

Skuadra e Barcelonës e cila është në formë jo të mirë këto ndeshje përballet me Real Madridin e Zinedine Zidanes që nuk di për humbje për një kohë të gjatë.

Dy trajnerët për këtë sfidë do të përballen me mungesa për shkak të lëndimeve, Bale dhe Toni Kroos për Madrilenët dhe Iniesta i dyshuar për Barcelonën.

Barcelona: Ter Stegen, Pique, Umtiti, Alba, Mascherano, Busquets, Rakitic, Gomez, Neymar, Suarez, Messi

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kovacic, Modric, Vazquez, Isco, Ronaldo, Benzema