Ford shtyn planet e tij për vetura elektrike

Ford ka ndryshuar sërish strategjinë e automjeteve elektrike, duke anuluar planet e vjetra për SUV-të elektrikë dhe duke shtyrë prodhimin e kamionçinës së saj të ardhshme elektrike.

Në një ndryshim strategjie që Ford thotë se fillimisht do t’i kushtojë kompanisë gati 2 miliardë dollarë, prodhuesi amerikan i automjeteve po zëvendëson SUV-të e anuluar elektrike me modele hibride.

Kështu u tha gazetarëve CFO John Lawler në një telefonatë të martën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja.

Pas vlerësimit të presionit aktual të çmimeve mbi EV-të, kostos së një baterie mjaftueshëm të madhe për të fuqizuar SUV-të dhe duke marrë parasysh kërkesën e konsumatorit, Lawler tha se Ford nuk do të ishte në gjendje të përmbushte qëllimin e tij për arritjen e përfitimit të planifikuar më parë brenda vitit të parë të lansimit.

Përveç EV-ve të anuluara, Ford po shtyn prodhimin e kamionçinës së saj elektrike me madhësi të plotë deri në fund të vitit 2027.

Prodhimi i atij automjeti ishte planifikuar më parë të fillonte vitin e ardhshëm në kompleksin e ri të montimit të EV të Ford-it në Tennessee.