Forcat turke shkatërruan 98 objektiva të DAESH-it në Siri

ANKARA (AA) – Ushtria turke ka goditur të hënën të paktën 98 objektiva në veri të Sirisë si pjesë e operacionit të vazhdueshëm “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të lëshuar të martën, forcat e armatosura turke theksuan se 91 objektiva të DAESH-it u goditën nga obusët “Stuhia” dhe tanket. Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë.

Në njoftimin po ashtu thuhet se avionët turq kanë shkatërruar edhe shtatë objektivat e DAESH-it në një operacion ajror në rajon. Operacioni “Mburoja e Eufratit” i Turqisë, që filloi më 24 gusht, ka për qëllim forcimin e sigurisë së kufijve, duke mbështetur forcat e koalicionit, dhe eliminimin e kërcënimit që vjen nga organizatat terroriste, veçanërisht DAESH-i.

Operacioni është në përputhje me të drejtën e vendit në vetëmbrojtje lindur nga traktatet ndërkombëtare dhe mandatin e dhënë për forcat e armatosura të Turqisë nga ana e Parlamentit në vitin 2014, i cila është zgjatur për një vit tjetër në shtator të vitit 2015.