Forcat turke shkatërrojnë 5 strehimore të grupit terrorist PKK

Forcat turke të sigurisë kanë shkatërruar pesë strehimore të tjera të grupit terrorist PKK, njoftuan autoritetet të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy nga strehimoret ishin në zonat rurale të rretheve Genc dhe Yedisu të provincës Bingol, tha guvernatori i provincës në një deklaratë.

Ekipet e xhandarmërisë gjetën gjithashtu municion dhe armë, të cilat u shkatërruan së bashku me strehimoret, shtoi ai.

Tri strehimore të PKK-së u shkatërruan në provincën juglindore Hakkari, sipas guvernatorit provincial.

Strehimoret në rrethin Çukurca ishin në shënjestër të aksioneve si pjesë e operacionit në vazhdim “Yildirim-2”, thuhet në deklaratë.

Rreth 585 pjestarë të forcave të sigurisë morën pjesë në operacione, tha ai.

Tri armë kallashnikovi, shtatë gëzhoja dhe municion i rëndë mitralozi u sekuestruan gjatë aksionit.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.