Forcat turke parandalojnë një sulm terrorist të PKK-së

Forcat turke arrestuan të premten një terrorist të organizatës terroriste PKK, i cili po përgatiste një sulm me bombë dhe sekuestruan 35.6 kilogramë eksploziv në zotërimin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristi i identifikuar me inicialet B.K., posedonte një kartë identiteti të përkohshme që i përkiste një burri sirian. Ai kishte marrë me qira një apartament në qarkun Yuregir të provincës jugore Adana të Turqisë.

Gjatë bastisjes në vendbanimin e tij, u gjetën shuma të parave në euro dhe lira turke. Terroristi kishte groposur eksplozivin në tokë.

Gjashtë të dyshuar të tjerë u arrestuan më herët me akuza të ngjashme.

Prej tyre, pesë të dyshuar, përfshirë katër shtetas sirianë, u arrestuan në operacionet në provincat jugore Mardin dhe Batman. Ata kishin ndihmuar ardhjen e B.K. në Turqi.

Një tjetër i dyshuar u arrestua për ndihmë dhe përkrahje të veprimtarive terroriste në Adana.

Turqia ka nisur disa operacione ushtarake antiterroriste në vitet e fundit, veçanërisht kundër YPG/PKK, e cila është përpjekur të përdorë Irakun e veriut dhe Sirinë e veriut si baza terroriste ndërkufitare kundër Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega Siriane e PKK-së.