Forcat turke neutralizojnë 41 terroristë në veri të Irakut

Forcat e Armatosura Turke në operacionin ajror më 22 mars në rajonin Kandil në veri të Irakut kanë neutralizuar 41 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se “Si rezultat i operacionit ajror të realizuar më 22 mars ndaj pjesëtarëve të organizatës terroriste separatiste në rajonin Kandil në veri të Irakut, për të cilët është zbuluar se ishin në përgatitje të sulmit ndaj trupave tona, janë neutralizuar 41 terroristë”.