Forcat turke brenda një muaji neutralizuan 226 terroristë

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se Forcat e Armatosura të Turqisë në muajin e fundit kanë kryer 43 operacione, prej të cilave 8 operacione të mëdha dhe 35 të mesme, duke neutralizuar 226 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria bëri të ditur se Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër organizatave terroriste brenda vendit dhe përtej kufirit me qëllim për të garantuar sigurinë e vendit dhe popullit.

Operacionet vazhdojnë me një vendosmëri të madhe pandërprerë në çdo terren dhe lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë “deri në eliminimin e terroristit më të fundit”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Po ashtu, në deklaratën e ministrisë thuhet se në këtë kuadër janë kryer 43 operacione, prej të cilave 8 operacione të mëdha dhe 35 të mesme, dhe se si rezultat i operacioneve janë neutralizuar 226 terroristë.