“Forcat pushtuese duan ta rrënojnë Mesxhid al-Aksanë”

Drejtuesi i Lëvizjes Islame të Palestinës 1948, Sheikh Raed Salah, paralajmëroi se “subjekti cionist” dëshiron ta rrënojë faltoren e shenjtë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Youtube nga shtëpia e tij në Haifa, ku ai gjendet në burg shtëpiak, Salah tha: “Forcat pushtuese dëshirojnë të rrënojnë Mesxhid al-Aksanë. Prandaj, vazhdimi i pushtimit në tokën palestineze do të rrezikojë Aksanë”.

“Mënyra për të mbrojtur Aksanë nga rreziku që i kanoset është shpëtimi nga pushtimi izraelit”, tha Salah, duke theksuar se Izraeli ishte i suksesshëm në pushtimin e Aksasë, por që nga shekulli i 18-të, nuk ka qenë i suksesshëm në përpjekjen për të vendosur Statujën e Sulejmanit.

Salah tha se veprimtaria e tij personale ishte mbrojtja e objekteve fetare në Palestinë me një grup njerëzish që nga vitet 90 dhe se gërmimet e forcave okupuese në Mesxhid al-Aksa janë dokumentuar me fotografi dhe video në vitin 1996 për të gjetur statujën, dhe më pas incidenti bëri një jehonë të madhe pas një konference për shtyp.

Salah, i cili aktualisht gjendet në burg shtëpiak, nuk lejohet të shohë askënd përveç të afërmve të shkallës së parë.