Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite në një sulm të dyshuar me thikë në Bregun Perëndimor nën pushtim qëlluan për vdekje një palestinez, bëri të ditur sot ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se “sulmuesi u neutralizua në jug të Nablusit”, pa dhënë detaje të tjera.

Korporata Transmetuese Publike e drejtuar nga shteti, megjithatë tha se palestinezi iu nënshtrua plagëve.

Nuk ka asnjë prononcim nga autoritetet palestineze mbi këtë raport.