Një palestinez është vrarë dhe 3 janë plagosur në bastisjen e ushtrisë izraelite në një vendbanim në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën vendbanimin Akkabe të Tubas-it në Bregun Perëndimor dhe rrethuan një shtëpi. Ndërsa përleshjet shpërthyen midis ushtarëve izraelitë dhe personave të armatosur në rajon, ushtarët arrestuan disa palestinezë.
Sipas informacioneve të marra nga burime të spitalit, 4 palestinezë janë plagosur nga plumbat e forcave izraelite në ngjarjet në Akkabe. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se njëri nga të plagosurit, i cili po trajtohej në Spitalin Turk në Tubas, ka ndërruar jetë.
Në lajmet e agjencisë zyrtare palestineze WAFA thuhet se forcat izraelite kanë penguar për pak kohë transferimin e të plagosurve në spital.
Në lajmit e radios së ushtrisë izraelite thuhet se në vendbanimin Akkabe ka patur përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe personave të armatosur dhe se ushtarët izraelitë kishin rrethuar shtëpinë dhe kishin gjuajtur 2 raketa.
Mësohet se personat e fshehur në shtëpi ishin pjesëtarë të celulës që kanë kryer një aksion të armatosur rreth një muaj më parë.
Today: Hundreds of Palestinian mourners take part in the funeral procession of martyr Abdelrahim Fayez Ghannam, 36, murdered by Israeli occupation forces this morning in the town of Aqqaba, in the northern West Bank province of Tubas. pic.twitter.com/z2X4Z1FITg
— Wafa News Agency – English (@WAFANewsEnglish) September 1, 2023