Forcat izraelite vranë një adoleshent palestinez dhe plagosën dy persona të tjerë, njëri në gjendje kritike, gjatë një bastisjeje të premten në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.
Luftimet shpërthyen midis palestinezëve dhe forcave izraelite kur trupat bastisën shtëpitë dhe vendosën snajperë në zonat e Kabatiyes në jug të Jeninit.
Mutesim Nebil Abu Abid, 13 vjeç, u vra dhe dy të tjerë u plagosën, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar Fevvaz Hammadin, drejtor i spitalit Er-Razi.
Forcat izraelite bastisën gjithashtu tri shtëpi, duke shkaktuar dëme në sende, dhe arrestuan dy individë.
Ndërkohë, forcat izraelite kryen bastisje në Beit Ummar në veri të El-Halilit (Hebron), si dhe në Qalqilya dhe Jericho, duke çuar në luftime midis palestinezëve dhe forcave izraelite.
Numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 455 në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori, kur nisi lufta izraelite në Rripin e Gazës.