Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë dy të rinj në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, njëri prej të cilëve jordanez, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia izraelite në një njoftim me shkrim ka pretenduar se një 20 vjeçar në Jerusalemin Lindor është neutralizuar pasi ka tentuar të sulmojë me thikë efektivët e policisë. I riu thuhet se ishte nga Jordania.
Nga ana tjetër ushtarët izraelitë kanë vrarë një tjetër të ri në Bregun perëndimor pasi pretenduan se ka përplasur disa kolonë hebrenj. Vdekja e tij ka ardhur si pasojë e hapjes së zjarrit nga ana e ushtarëve izraelitë.
Gazeta Haaretz në një lajm të publikuar në ueb-faqen e saj thotë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendbanimit Kirjat Arba në qytetin El-Halil.