Forcat izraelite vranë 5 palestinezë në bastisjen që kryen në kampin e refugjatëve Al-Far’a në afërsi të qytetit Tubas në verilindje të Bregut Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu.
Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarët, mësohet se shumë ushtarë izraelitë kryen bastisje ndaj shtëpive të palestinezëve në kampin e refugjatëve Al-Far’a.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se në bastisjen e kryer ndaj kampit të refugjatëve Al-Far’a humbën jetën 6 palestinezë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.
Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se ekipet kanë trajtuar shumë të plagosur, përfshirë edhe ata në gjendje të rëndë.
Më tej theksohet se ushtarët izraelitë kanë penguar punimet e ekipeve të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.
Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, është rritur në 272 numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori nga sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin nën pushtim.