Forcat izraelite të sigurisë arrestuan 28 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor.
Sipas burimeve lokale, 24 palestinezë u arrestuan në Bregun Perëndimor dhe 4 në Jerusalemin Lindor.
Forcat izraelite të sigurisë kryejnë shpesh bastisje në territoret palestineze dhe i ndalojnë palestinezët nën akuza të ndryshme.
Të arrestuarit, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në paraburgim për ditë të tëra. /trt