Forcat iz’raelite “shënjestruan qëllimisht” ekuipazhin e TRT Arabi në Ga’za

Forcat izraelite kanë vënë në shënjestër ekuipazhin e TRT Arabi në Khan Younis të Gazës jugore të dielën.

Fatmirësisht nuk u regjistruan viktima, por korrespondenti Sami Barhoom pësoi lëndime të lehta.

“Ndërsa ishim në një mision në terren për rrjetin TRT, ne u qëlluam drejtpërdrejt nga forcat izraelite në veriperëndim të Khan Younis”, tha Barhoum.

“Ne u qëlluam me plumba vdekjeprurës direkt në fytyrë dhe gjoks”.

Barhoom tha se ekuipazhi i tij u qëllua të paktën pesë herë ndërsa ata ishin duke përgatitur një raport.

“Ne ishim në një mision në terren… (dhe) kjo makinë është për shtypin. Të veshësh veshjet mbrojtëse dhe helmetën është gjithçka që tregon se ne jemi gazetarë”, tha Barhoom.

“Kjo mund të tregojë se gazetarët në Gaza janë në shënjestër të drejtpërdrejtë.”

Gazetarët që mbulojnë ofensivën 10-mujore të Izraelit në Gaza po humbin jetën në një shkallë shumë më të lartë se ajo e profesioneve të tjera, duke sugjeruar se ata janë duke u shënjestruar qëllimisht nga ushtria izraelite, sipas një grupi të respektuar gazetarësh.

“Shkalla e vdekshmërisë mes gazetarëve është shumë, shumë më e lartë se në profesionet e tjera civile. Në të vërtetë më shumë se 12 për qind të gazetarëve të Gazës janë vrarë. Kjo është një shkallë vdekshmërie që do të ishte jashtëzakonisht e lartë për ushtarët e këmbësorisë”, tha për AA-në, Tim Dawson, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

Më 10 gusht, dy gazetarë – Tamim Ahmed Abu Muammer nga Televizioni Palestinez dhe Abdullah Mahir al-Susi nga kanali Al-Aksa – u vranë në sulmet izraelite, duke shtuar numrin gazetarëve të vrarë në luftën e Gazës. Sipas Zyrës për Media të Gazës, deri më tani janë vrarë 168 punonjës të shtypit.

Dawson tha se veprimet e Izraelit shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe ligjet e luftës.