Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fo’rcat iz’raelite ‘qëllojnë’ brenda spitalit Kamal Adwan

Fo’rcat iz’raelite ‘qëllojnë’ brenda spitalit Kamal Adwan

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr brenda spitalit të rrethuar Kamal Adwan në veri të Gazës.

“Forcat okupuese po kontrollojnë spitalin dhe po qëllojnë brenda departamenteve të ndryshme, duke rritur gjendjen e panikut dhe ankthit”, tha ministria.

Dy fëmijë vdiqën në njësinë e dëmtuar të kujdesit intensiv pasi gjeneratorët e saj pushuan së funksionuari dhe stacioni i oksigjenit u shënjestrua nga forcat izraelite, tha ajo.

Tre ambulanca dhe sistemi i prodhimit të energjisë elektrike me panel diellor u shkatërruan, duke “penguar operacionet e ndihmës dhe transportit”.

Exit mobile version