Forcat izraelite plagosin një palestinez me aftësi të kufizuara mendore

Forcat izraelite qëlluan dhe plagosën një palestinez me aftësi të kufizuara mendore në një pikë kontrolli ushtarak në veri të qytetit Jeriko në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Një punonjës shëndetësor nga Spitali Shtetëror i Jerikos tha për AA se një i ri palestinez me aftësi të kufizuara, i cili ishte qëlluar në pulpën e këmbës e tij, u soll në spital.

Zyrtari shëndetësor deklaroi se i riu i qëlluar ishte me aftësi të kufizuara mendore dhe gjendja e tij nuk është e rëndë.

Një burim gazetaresk në qytetin Jeriko gjithashtu vuri në dukje se forcat izraelite ia dorëzuan palestinezin me aftësi të kufizuara ekipeve të Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës pasi e qëlluan dhe se i riu i qëlluar ishte nga Kudsi.