Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bëri të ditur se 13 palestinezë u plagosën nga forcat izraelite gjatë demonstratave kundër vendbanimeve ilegale hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marshimet kundër vendbanimeve u zhvilluan në zona të ndryshme përgjatë Bregut Perëndimor, veçanërisht në qytetin Beita në Nablus dhe qytetin Kafr Qaddum në Kalqilya.
Forcat izraelite ndërhynë dhe përdorën gaz lotsjellës, si dhe plumba të vërtetë dhe plumba gome. Palestinezët u përgjigjën duke hedhur gurë.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha në një deklaratë se 13 persona u plagosën nga plumbat e gomës.
Sipas deklaratës, një punonjës shëndetësor vullnetar për Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze ishte gjithashtu në mesin e të plagosurve.
Vlerësimet izraelite dhe palestineze tregojnë se ka rreth 650.000 kolonë në vendbanimet e Bregut Perëndimor, përfshirë Kudsin e pushtuar.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme. /aa