Një zyrtar qeveritar në Gaza i ka thënë Al Jazeera se asnjë ndihme nuk është lejuar të hyjë në veri të Gazës që nga 1 tetori, raporton Aljazeera.
Kamionët që hynë sot arritën në qytetin e Gazës, por nuk hynë në kampin Jabalia dhe zonën e rrethuar, tha zyrtari, duke shtuar se situata humanitare ka arritur në “nivele jashtëzakonisht të vështira” për shkak të mungesës së furnizimeve ushqimore dhe ujit.
Zyrtari shtoi se ndërsa Kombet e Bashkuara thanë se po përpiqeshin të sillnin ndihma në kampin Jabalia, forcat izraelite po parandalojnë që kjo të ndodhë. /mesazhi