Nje djalosh 13 vjecar nga Jerusalemi Lindor u plagos ne sy, pasi forcat izraelite e gjuajten ate me plumba gome.
Adoleshenti i quajtur Ayman Hamdan, i cili vinte nga lagjja Issawiya ka humbur perfundimisht shikimin ne syrin e tij te djathte ndersa pretendimet e ushtrise jane te zakonshme: “djali u perpoq te gjuante me gure ne drejtim te ushtareve”.
Por familja e te riut ka nje tjeter shpjegim per ngjarjen. Ata thone se djali ishte duke luajtur me femijet e tjere, dhe se ishte ne ballkonin e katit te dyte te shtepise.
Edhe familjaret e tjere kane thene se e kishin verejtur prezencen e ushtrise ne lagje, dhe prandaj i kishin detyruar femijet te hyjne brenda.
Por ata vazhduan te qendronin ne ballkon, ku njerit prej tyre i erdhi edhe plumbi, njofton Middle East Monitor.
Perdorimi i pumbave te gomes eshte mjeti me i shpeshte qe ushtria izraeite nuk i kursen ndaj te miturve dhe te rriturve. Tensionet mbeten gjithnje po te njejtat, ku bilancet javore te viktimave shpeshhere arrijne ne dhjetera. /MESAZHI/