Autoritetet izraelite edhe sot vazhduan bllokadën e kompleksit Al Aksa në Jerusalem, të cilën e vendosën dje, raporton Anadolu Agency (AA).
“Forcat e Qeverisë izraelite as sot nuk lejojnë që besimtarët të hyjnë në Al Aksa dhe ndalojnë të thirret ezani”, tha për AA imami i Al Aksa-s, Sheikh Emrima Sabri.
Imam Sabri tha se vendimet e autoriteteve izraelite janë të papranueshme dhe të papara që nga viti 1967 kur Izraeli okupoi Jerusalemin dhe pjesë më të madhe të territorit palestinez.
Forcat izraelite të sigurisë dje vranë tre palestinezë në kompleksin e Al-Aksës të cilën e bllokuan, ndërsa në trazirat humbën jetën edhe dy policë izraelitë.
Për herë të parë pas vitit 1967 muslimanëve nuk u lejua të falin namazin e xhumasë në Al-Aksa. Sipas paralajmërimeve të Qeverisë izraelite, bllokada e Al Aksës do të zgjasë deri nesër.