JERUSALEM (AA) – Ushtria izraelite ka bombarduar pozita ushtarake të forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad në zonën Kuneytre të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adrae, tha se në rajonin e Rrafshnaltës së Golanit kanë rënë pesë raketa nga ana siriane. Pas kësaj, siç tha, bombarduan tre pika ushtarake të ushtrisë siriane.
Izraeli që nga viti 1967 mban nën okupim Rrafshnaltën e Golanit. Pjesa jugperëndimore e Rrafshnaltës së Golanit i takon Sirisë, ndërsa pjesa verilindore është nën kontrollin e Izraelit. Gjatë luftës gjashtë ditore, në vitin 1967, pjesa veriore u mor nën okupimin izraelit, por Siria sërish e mori në vitin 1973, gjatë luftës arabo-izraelite.
Izraeli sërish në vitin 1981 aneksoi disa pjesë të Rrafshnaltës së Golanit të okupuar më herët. Më pas u vendos “zonë sigurie” në kompetencë të misionit vëzhgues UNDOF, në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit. Në këtë zonë janë të vendosura shumë fshatra çerkez dhe turkmenë.