Ushtria izraelite arrestoi 11 palestinezë, përfshirë pesë adoleshentë, në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar.
Gazetari Sari Xheradat i tha agjencisë turke të lajmeve “Anadolli” (AA) se ushtria izraelite sulmoi të dielën herët në mëngjes vendbanimin Sair, në qytetin Al-Khalil.
Mosha mesatare e të miturve të ndaluar është 14 vjeç, tha Xheradat.
Në të njëjtën kohë, burimet lokale raportojnë se ushtria izraelite arrestoi katër të rinj palestinezë në fshatin Xhenata në Betlehem dhe në qytetin Xhenin.
Forcat izraelite të sigurisë shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor me pretekste të ndryshme.
Palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, qëndrojnë në qendrat e paraburgimit për disa ditë. /trt