Forcat izraelite arrestuan 8 palestinezë, përfshirë një gazetar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në agjencinë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite kryen sulme në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe të Kudsit Lindor.
Gjithashtu thuhet se gjatë bastisjeve u arrestuan 7 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe 1 palestinez në Kudsin Lindor.
Njoftohet se gazetari palestinez, Radi Karama, ishte në mesin e të ndaluarve në Bregun Perëndimor.
Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, po arrestojnë palestinezët për akuza të ndryshme.
Disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor. /aa