Forcat irakiane të sigurisë kanë çliruar qytetin Havixhe në veri të provincës irakiane Kirkuk nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çlirimin e bastioneve të fundit të DEASH-it në Irak e konfirmoi nënkoloneli i forcave irakiane të sigurisë, Abdul Amir Yarullah.
Forcat irakiane të sigurisë në fillim të muajit çliruan 25 fshatra dhe aeroportin ushtarak në provincën perëndimore Kirkuk në kuadër të operacionit të çlirimit të Havixhes.
Havixhe është qytezë e cila gjendet në perëndim të qendrës së Kirkukut, në jug të Mosulit dhe të cilin nga vera e vitit 2014 e kontrollonin terroristët e DEASH-it.
Pasi forcat e bashkuara irakiane çliruan Mosulin, më pas edhe Tal Afar, terroristët e DEASH-it përqendruan forcat e tyre në Havixhe.