“Forcat e Azerbajxhanit deri tani kanë çliruar 22 vendbanime”

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit kanë çliruar deri tani 22 vendbanime në operacionin që ka filluar për çlirimin e territoreve të saj nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria në një deklaratë dha informacione lidhur me operacionin që Azerbajxhani ka filluar për të çliruar territoret e tij nën pushtim.

“Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurta të Azerbajxhanit, në operacionin që Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit kanë filluar për të çliruar territoret e tij nën pushtim deri tani janë çliruar 22 vendbanime prej të cilave janë qytetet Jabrayil, Karahanbeyli dhe fshatrat Seyitahmetli i Poshtëm, Mehdili, Maralyan i Poshtëm, Kuycak, KendHoradiz, Çakırlı, Büyük Mercanlı, Şeybey, Taliş, Karkulu, Şükürbeyli, Yukarı Maralyan, Cereken, Daşkesen, Horovlu, Dejan, Mahmutlu, Caferabat, Sugavuşan dhe Papı”, thuhet në deklaratën e ministrisë.