Forcat e Assadit sulm në shkolla në Idlib, 4 të vdekur

Si pasojë e sulmit të forcave të regjimit të Bashar al-Assadit në vendbanimet në qendër të qytetit Idlib katër shkolla janë shënjestruar me bomba, ndërsa kanë humbur jetën gjithsej katër persona.

Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit të Assadit dhe grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani, kanë kryer sulme tokësore në qendrën e qytetit Idlib.

Në sulm katër shkolla kanë qenë shënjestër e bombardimeve. Sipas informacionit të marrë nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardhë) në sulm kanë humbur jetën katër persona prej të cilëve dy mësues dhe një nxënës./tch