Forca e Sigurisë së Kosovës pranon donacion nga Turqia

Në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) në Prishtinë dje është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të një donacioni nga Turqia për ushtrinë e këtij vendi në vlerë financiare prej 742.904 dollarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, donacioni përbëhet nga veshmbathje, shtretër fushor, si dhe pajisje të tjera teknike për ushtrinë.

Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni ka marrë pjesë komandanti i Komandës së Logjistikës të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, kolonel İsmail Cenkeri Ersöz dhe drejtori i Departamentit të Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Mentor Zejnullahu.

Pas nënshkrimit të dokumenteve, gjenerali Haziri ka falënderuar Qeverinë e Turqisë, si dhe atasheun Ersöz për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në.