Disa ditë më parë, lexova nga një shkrimtare australiane (Karen Blixen) kishte thënë:
(Të gjitha dhimbjet mund të përballohen nëse i vendosim në kontekst të një historie ose të një tregimi).
Ka dallim të madh mes atyre që jetojnë në këtë botë dhe fatkeqësitë ju vijnë nga çdo anë pa e ditur pse dhe e atyre që kanë një ideal për të cilin jetojnë dhe për të sakrifikojnë.
Imagjinoni një boksier që hyn në arenën e konfliktit, grushtet i vijnë në fytyrë dhe trup dhe ai i duron ato sepse e di mirë pse vijnë këta grushta dhe pse duhet t’i duronte ata?
Imagjinoni në anën tjetër në tribunë tifozët kur përleshen shumë prej tyre marrin grushta e shkelma duke mos e ditur pse. Mund të imagjinoni çfarë frike e ankthi vuajnë ata.
Kështu jemi në këtë jetë, kush jeton për një çështje të madhe, është më i lumtur në të edhe nëse goditet nga shumë fatkeqësi.
Sa më i madh dhe më i qartë të jetë kuptimi, aq më e madhe është aftësia njerëzore për qëndrueshmëri.
Kuptimi më i madh për të cilin duhet jetoj një person është të dij kuptimin e jetës, mëkëmbësinë e tij në tokë dhe historinë e tij pas vdekjës.
Sa për ata që jetojnë në këtë jetë sot për nesër dhe dinë vetëm detaje të pjesshme, pa ndonjë ambicie përveç të nesërmes, jeta e tyre bëhet e mërzitshme dhe e pangjyra, e heshtur pavarësisht se rreth tyre ka zhurmë, e dhimbshme edhe nëse nuk e godet ndonjë fatkeqësi.
Vetëm frikacakët refuzojnë të jetojnë për një çështje madhore, të frikësuar për të paguar faturat e saj, nderkohë harrojnë se vetëm nga dhënia kuptim jetës, një njeri bëhet njeri dhe sa më i madh të jetë kuptimi, aq më e madhe është lumturia dhe forca.
Nga: Halil Avdulli