Fondacioni Turk Maarif ka blerë Universitetin New York Tirana dhe institucionet arsimore të lidhura me të, raporton Anadolu Agency (AA).
Universiteti New York Tirana i cili u themelua si universiteti i parë privat në Shqipëri në vitin 2002, më pas filloi aktivitet arsimore edhe në nivelet e kopshtit të fëmijëve, shkollës fillore dhe të mesme.
Sot këto institucione arsimore kanë mbi një mijë nxënës prej të cilët 750 studentë, 180 në shkollë të mesme dhe 90 nga kopshti i fëmijëve e deri në klasën e 9-të, ndërsa kanë bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të New York-ut, që mundësojnë diploma të dyfishta.
Në këto institucione të cilat me vitin akademik 2018-2019 do të vazhdojnë nën administrimin e Fondacionit Turk Maarif në mënyrë më cilësore dhe suksesshme, deri në shkollën e mesme mësimi jepet në gjuhën shqipe, ndërsa në universitet dhe më tej në gjuhën angleze.
Universitet përbëhet nga 3 fakultete, 9 drejtime, 35 programe dhe 3 qendra hulumtimesh, si dhe ofron arsim në drejtime të ndryshme deridiplomike dhe postdiplomike. Në një sipërfaqe prej 8 mijë metra katror, gjenden hapësira sportive të mbyllura dhe të hapura, gjithashtu edhe hapësira ku mund të bëhen aktivitetet socio-kulturore.
Fondacioni Turk Maarif që synon të ofrojë arsim cilësor duke ndërtuar kampusin e vet në Shqipëri për një kohë të shkurtër, në kuadër të shkollave të tij gjenden laboratorë të biologjisë, fizikës, kimisë, bibliotekë të pasur, qendra për hulumtime që ndihmojnë studentët në procesin arsimor të tyre si dhe amfiteatër.
Fondacion Maarif me shkollat e New York në vitet e ardhshme gjithashtu planifikon që të ofrojë arsim në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nivele të ndryshme, me mundësi të ndryshme të bursave dhe mundësi që studentët të mund të vazhdojnë arsimimin e tyre në Turqi, ku në bashkëpunimin me shkollat që operojnë në Shqipëri synon të zhvillojë sistemin arsimor në vend.
Ndërkohë vazhdojnë regjistrimet në shkollat e blera nga Fondacioni Turk Maarif.