Fondacioni turk Diyanet shpërndan mish kurbani në Gaza

Autoritetet palestineze sot filluan shpërndarjen e mishit nga kurbanët e dhuruara nga Turqia për qindra familje në nevojë në Rripin e Gazës me rastin e Kurban Bajramit.

Gjatë festës katër-ditore, Ministria e Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare synon t’i furnizojë deri në 4.500 familje me mish, tha për Anadolu Agency (AA) Eshref Ismail, drejtori i departamentit të projekteve në ministri.

Iniciativa financohet nga Fondacioni i çështjeve fetare të Turqisë (Diyanet).