Fondacioni humanitar turk dërgoi 90 maunë me ndihmë në Siri që nga rënia e regjimit të Asadit

Që nga rënia e regjimit Baath të Sirisë, Fondacioni i Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) i Türkiyes ka dërguar 90 maunë me ndihma për të mbështetur ata që kanë nevojë në të gjithë vendin.

Duke folur për Anadolu, Mehmet Kati, menaxher i logjistikës në qendrën e fondacionit në Kilis, një qytet në Türkiyen jugore, tha se pakot humanitare përfshijnë ushqim, miell, komplete higjienike dhe veshje.

Ndihma po u shpërndahet familjeve në Hama, Homs, Damask, Tel Rifaat dhe Munbixh.

Mesatarisht, katër kamionë ndihma dërgohen çdo ditë nga Porta Doganore Öncüpınar në Kilis, tha Kati. Ai shtoi se ndihmat do të vazhdojnë edhe në vitin 2025 dhe falënderoi donatorët për mbështetjen e tyre.

Bashar Asadi, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Kjo erdhi pasi luftëtarët e Hayat Tahrir al-Sham pushtuan qytetet kryesore në një ofensivë të shpejtë që zgjati më pak se dy javë.

Një administratë e re e udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa ka marrë tani përgjegjësinë.